Me shpejtësi të frikshme rrugëve të qytetit, makina inteligjente ‘gjobit’ 123 shoferë

9 Maj 2022, 14:50| Përditesimi: 9 Maj 2022, 14:58

  • Share

Makina inteligjente, pas kolaudimit në Gjermani, hyn sërish në veprim, për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, përdorin aparatin celular apo nuk vendosin rripin e sigurimit, gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në rrugët e kryeqytetit, vetëm nga makina inteligjente janë evidentuar: 100 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi 2 deri në 4-fish mbi normën e lejuar, në rrugët e qytetit, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri në 10 muaj, iu janë zbritur nga 3 deri në 13 pikë në lejen e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 7000 deri në 25.000 lekë të rinj;

Po ashtu janë vendosur mbi 123 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë, pa sanksionin plotësues të heqjes së lejes së drejtimit. Makina inteligjente tashmë do të vijojë kontrollet e pandërprera në të gjitha rrugët e kryeqytetit, të qyteteve të mëdha dhe në akset rrugore nacionale.

Policia Rrugore në të gjithë vendin do të intensifikojë akoma më shumë kontrollet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, lexuesin automatik të targave dhe flotën e re të automjeteve të pajisura me mjetet logjistike bashkëkohore, që i është bashkuar Policisë Rrugore, ditët e fundit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.


Lajmi kryesor:

Aksidenti në Tiranë, të gjitha ‘mjetet nën lupë, pezullohen 79 lejë drejtimi! Arrestohen 16 drejtues mjetesh (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?