Kronikë

Me shpejtësi skëterrë, 7 shoferë të arrestuar dhe 39 patenta të pezulluara në 24 orë! Gjobiten 1046 drejtues mjetesh

2 Tetor 2021, 17:52| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 17:57

  • Share

Shpejtësia tej normave të lejuara vijon të mbetet një problem i madh. Në 24 orët e fundit janë konstatuar shpejtësi deri në 161 km/h në aksin Rrogozhinë-Kavajë dhe deri në 134 km/h në aksin Tiranë-Elbasan.

7 shoferë janë arrestuar, ku 5 prej tyre po lëviznin pa leje drejtimi ndërsa 2 të tjerë ishin në gjendje të dehur në timon. Ndërkohë janë pezulluar 39 leje drejtimi, 26 prej tyre për shpejtësi mbi normat dhe 13 për drejtimin nën efektin e alkoolit.

Sakaq, si masë ndëshkuese për shoferët që janë konstatuar në shkelje të rregullave janë vendosur 1046 gjoba.

Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat rrugore që të ruajnë jetën e tyre dhe të të tjerëve përreth.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?