Kronikë

Me shpejtësi 'skëterrë', 54 patenta të pezulluara gjatë fundjavës në Bypass-in e Fierit! Gjobiten 71 shoferë

5 Shtator 2021, 15:39| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 15:46

  • Share

54 patenta janë pezulluar si dhe janë vendosur me dhjetëra gjoba këtë fundjavë në Bypass-in e Fierit, një aks problematik sa i përket numrit të madh të aksidenteve të regjistruara në këtë rrugë.

Policia Rrugore bën me dije se gjatë kontrolleve me radar u konstatuan automjete duke lëvizur me shpejtësi nga 142 km/h deri në 181 km/h. 71 shoferë janë gjobitur me vlerë nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparatë fotografik.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?