Me shpejtësi mbi 167 km/h në Sauk, kapet edhe një 'pilot' i huaj! Kontrolle për xhamat e zinj në Vlorë

1 Gusht 2020, 07:11| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 07:14

  • Share

Stacioni i radhës i policisë rrugore mbrëmë ka qenë rruga Tiranë-Elbasan për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore duke monitoruar lëvizjet e makinave me qëllim parandalimin e aksidenteve. Sipas policisë nga kontrolli u pezulluan 9 leje drejtimi për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h në aksin Sauk-Teg.

Gjithashtu janë vendosur dhe 8 gjoba për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte i huaj.

"Mos nxitoni për të arritur fundin, shpejtësia vret jetë. Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur pasi në cdo rrugë ju pret drageri dhe polici" apelon policia. Gjithashtu mbrëmë kontrolle janë zhvilluar gjatë natës në rrugët e qytetit edhe në Vlorë për makinat me xhama ta zinj, apo personat e skeduar si problematikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?