Me shpejtësi jashtë normave e të dehur, 4 shoferë në pranga e 3 nën hetim! 69 të tjerëve i pezullohet patenta! Kontrolle në akset rrugore në Durrës në një javë

7 Tetor 2022, 16:03| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 16:15

  • Share

DURRËS- 4 drejtues mjetesh të arrestuar, 3 të vënë nën hetim, dhe 69 leje drejtimi të pezulluara është ky bilanci i një javë në Durrës si rezultat i kontrolleve nga Policia Rrugore në të gjitha akset rrugore.  

Vazhdojnë kontrollet me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin  e të gjithë drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke u kthyer në këtë mënyrë një rrezik potencial qoftë për  drejtuesit e tjerë, kalimtarët e përdorues të tjerë të rrugës.

Në Durrës, gjatë kontrolleve nga ana e Policisë Rrugore për një javë, 4 shoferë  kanë rënë në pranga, ndërsa 3 të tjerë janë vënë nën hetim për shkelje të ndryshme, duke filluar nga përdorimi i makinës në gjendje të dehur deri në tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë.      

69 leje drejtimi janë pezulluar, nga të cilat 65 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 1 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 3 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Drejtuesit e arrestuar dhe ata të vënë nën hetim akuzohen për veprat penale: "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt"; 

Vazhdon apeli për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?