Momenti i aksidentit

Me shpejtësi dhe pa patentë, 26-vjeçari përplas ‘fordin’ e ndaluar, humb jetën 60-vjeçari në Greqi, familjarët: Bashkëshortja pa çdo gjë, është në shok (VIDEO)

3 Maj 2022, 15:33| Përditesimi: 3 Maj 2022, 15:36

  • Share

Kamera e sigurisë ka regjistruar sekondë pas sekonde aksidentin tragjik që i mori jetën një 60-vjeçari në Greqi, pasi u përplas fatalisht nga një automjet, shofer i së cilit ishte një shqiptar.

Videoja e publikuar tregon qartë momentin kur makina e bardhë me shofer një 26-vjeçar pa patentë përplas ‘fordin’ e ndaluar.

Të afërmit e viktimës, kanë folur për mediat greke dhe ka treguar se vitkima, kishte ndaluar makinën në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, ndërsa krah tij, në sedilje e pasagjerit kishte bashkëshorten.

“Vdekja e Kostas ishte e tmerrshme. Ai ndaloi në korsinë e emergjencës për të folur në telefon me një mik të familjes dhe më pas ndodhi më e keqja. Ai u aksidentua në sy të gruas së tij, e cila ishte në gjendje të mjerueshme dhe ne nuk i thamë që në fillim që Kosta vdiq sepse ajo ishte e tronditur. Kur të afërmit tanë mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën gruan e tij duke bërtitur nga tronditja që kishte pësuar. Ai kishte humbur jetën në vend”, thotë një i afërm i familjes.

Të afërmit e viktimës treguan se çifti ishte nisur për të shkuar në një dasmë, por për shkak se nuk dinin rrugën ndaluan për të pyetur.

 “Udhëtuan nga Athina për të shkuar në një dasmë dhe ngaqë nuk i njihnin rrugët, Kosta u ndal për të folur në telefon për t’u sqaruar por fatkeqësisht nuk mbërriti kurrë”, tha i afërmi për mediat greke.

Përplasja e cila rezultoi fatale për 60-vjeçarin ishte pikërisht nga ana e shoferit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?