Kronikë

Me shpejtësi dhe duke përdorur celularin, makina inteligjente ‘gjobit’ 334 drejtues mjetesh brenda Tiranës

30 Tetor 2021, 07:51| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 07:56

  • Share

Makina inteligjente ka evidentuar sërish të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Siç njofton policia janë 334 drejtues mjetesh në shkelje, nga makina inteligjente, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën.

Sipas policisë 54 drejtues mjetesh me leje drejtimi të pezulluara, nga të cilët: 39 drejtues mjetesh janë evidentuar me shpejtësi deri në trefish mbi normën e lejuar në rrugët e brendshme të kryeqytetit dhe 15 të tjerë me shpejtësi mbi 30 km/h deri në 60 km/h më shumë se tabela e lejuar, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane.

Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se 86 drejtues mjetesh, krahas shpjetësisë, ishin duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 44 drejtues të tjerë, krahas shpejtësisë, janë evidentuar edhe pa rrip sigurimi.

Ndërkohë, të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin po monitorohen me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 30/10/2021 15:51

    Ka 30 vjet qe thone hoqem kaq patenta vume kaq gjoba rezultati me keq duke u shtuar aksidentet me te pa aftet nuk rregullohet trafiku duhet regulluar sinjalistika e duhur

    Përgjigju
    • Loni: 31/10/2021 20:01

      Nuk doli njeri te ndaloj e tja thyej cka ka Brenda ajo pajisja se I ropen njerezit injorante te ketij kombi

  • Tirona: 30/10/2021 09:55

    Ne BE qarkullimi mjeteve behet pa prezence te policis rrugore me radare elektronik. Policia rrugore vazhdon kontrollin e mjeteve si ne kohen e monizmit dhe me police te pa kualifikuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?