Me shpejtësi deri në 166 km/h dhe parakalime të gabuara! Kontroll në Rrugën e Kombit, policia pezullon 82 patenta, gjobiten 123 shoferë

23 Maj 2022, 19:43| Përditesimi: 23 Maj 2022, 21:35

  • Share

Jo vetëm duke lëvizur me shpejtësi jashtë normave nga 145 km/h deri në 166 km/h, por edhe duke bërë parakalime të gabuara, Policia Rrugore ka vazhduar me ndëshkimin e shumë shoferëve në Rrugën e Kombit që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë, përgjatë ditës së diel , kanë monitoruar qarkullimin e automjeteve, në aksin rrugor Thumanë – Milot – Rruga e Kombit.

Në Rrugën e Kombit janë pezulluar 82 leje drejtimi  dhe si pasojë janë vendosur 123 gjoba , me vlerë 40.000 lekë, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar nga 145 km/h deri në 166 km/h. Shoferët e këtyre mjeteve ishin shqiptarë të Kosovës.

Deri në orët e vona e mbrëmjes të së dielës, janë skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë në lëvizje, 362 mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 115 km/h deri në 134 km/h.

Ndërsa në aksin rrugor Thumanë – Milot  janë evidentuar nga patrullimet në lëvizje, 89 raste të parakalimeve të gabuara. Shoferët që kryen parakalime të gabuara u gjobitën.

Janë gjobitur me 10 mijë lekë 12 shoferë për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia i bën apel shoferëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të shmangur aksidentet.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?