Me shpejtësi 166 km/h në Tiranë, radari i kap mat, 9 shoferëve u hiqen patentat (VIDEO)

14 Qershor 2020, 07:21| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 08:40

  • Share

TIRANE-Policia ka vijuar me kontrollet në fundjavë me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, teksa mbrëmjen e djeshme ishte stacionuar në aksin Tiranë-Elbasan në segmentin Sauk-Teg, ku janë regjistruar shumë ngjarje fatale, pasi rrethrrotullimi është kthyer në një pikë të zezë. Kontrolli vijoi me radar.

Nga kontrolli janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr leja e drejtimit, pasi  qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, teksa rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t'u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh.

Policia ka edhe një apel për drejtuesit e makinave. "Mos nxitoni për të arritur fundin,  vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës".

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arjan: 14/06/2020 08:15

    Maturantet jane te nxitur nga mesuesit e tyre ne kete proteste Jane testuar mesuesit jo maturantet

    Përgjigju
  • Turi: 14/06/2020 07:27

    Jo vetem patenten po edhe makinen jua sekiestroni palacove se po vdesin me qindra njerez nga aksidentet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?