Majlinda Cara

Me short publik, shpërndahen çelësat e apartamenteve të zonës 1/1 në Laç

14 Shkurt 2022, 20:39| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 20:54

  • Share

Ka nisur sot shpërndarja e çelësave të apartamenteve të zonës 1/1 në Laç.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara e cila ishte e pranishme në dorëzimin e çelësave tek banorët e kësaj zone.

“Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 84, datë 09.02.2022, nisëm sot shpërndarjen e çelësave të apartamenteve të zonës 1/1 për zhvillim (blloku B, sipas tipologjive dhe adresave, të përcaktuara në shortin publik të zhvilluar ditë më parë”, shkruan ajo.

Kryebashkiakja theksoi se, “ndërkohë që familjet sistemohen në apartamentet e reja, do të vijojmë me procedurat e nënshkrimit të kontratave të dhurimit nga bashkia Kurbin tek përfituesit”.

“Shumë e gëzuar për çdo familje që tashmë do të ketë mundësinë të jetojnë në shtëpi shumë herë më të bukura e më të sigurta se ato që kanë patur përpara dhe me ambiente të përbashkëta shumë herë më të mëdha e funksionale”, u shpreh ajo.

Programi i Rindërtimit investoi në ngritjen e lagjes së re qendrore të qytetit të Laçit, me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë. Ceremonia e inagurimit të lagjes së re u bë me 17 janar, me praninën e presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?