'Me shkëmbinj mbi kokë' Banorët e Gjinkar të Përmetit jetojnë me frikë! Gurë të mëdhenj shkëputen e bien në fshat (VIDEO)

16 Nëntor 2023, 11:05| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 14:34

  • Share

Përmet- Një gur i madh në kulm të fshatit Gjinkar në Bashkinë e Përmetit u rri mbi kokë si kërcënim banorëve. Pak ditë më parë, fragmente të këtij shkëmbi janë rrokullisur duke përfunduar në një kasolle bagëtish.

Për fat të mirë dëmet ishin veç materiale pasi kasollja shërbeu si barrierë për të mos vijuar rrugëtimin shfarrosës në drejtim të banesave. Valdete Zylfo, nuse në fshatin Gjinkar, rrëfen momentin e rënies së gurëve.

Rrezikojmë shumë. Nëse nuk do e ndalonte kasojlla guri do të shkontë përposhtë. Si i zë gjumi natën ato banorët poshtë nuk e di. Kanë ardhur ti bëjnë foto por kemi frikë” thotë Valdetja.

ashkia e Përmetit ka kërkuar ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Disa xhenierë, thonë banorët, kanë ardhur në vendngjarje, të cilët kanë kryer matje, por nuk kanë dhënë informacion mbi ndërhyrjen e mundshme.

Valdete Zylfo nga veriu nuse në fshatin Gjinkar, rrëfen momentin e rënies së fragmentit të shkëmbit në kasollen e saj duke e dëmtuar në pjesën më të madhe.Kryeplaku i fshatit Dhimosten Proko është treguar skeptik, pasi deri më tani veçse kanë konstatuar, pa ndërhyrë për shembjen e kontrolluar të shkëmbit.

Fshati numëron rreth 30 shtëpi, ku numri i madh i tyre ndodhet nën masivin shkëmbor.

Lajmi ne perditesim ...

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?