‘Më shkatërrove jetën’, 53-vjeçari në Itali tenton të vrasë me thikë ish-gruan dhe të dashurin e saj

23 Shkurt 2022, 11:40| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 11:45

  • Share

Pëllumb Jaupi 53-vjeç, është arrestuar nga policia italiane pasi ka tentuar të vrasë ish-gruan, të dashurin e saj dhe motrën e këtij të fundit, nga xhelozia.

Ai e kishte ndjekur ish-bashkëshorten 51 vjeçare me të cilën ishte ndarë dy vite më parë dhe më pas kur e ka gjetur në hotel me partnerin e saj 48 vjeç i ka qëlluar me thikë duke u shkaktuar plagë të rënda. Ai i bërtiti pronarit të hotelit se i ka shkatërruar jetën.

Gruaja 51-vjeçare u dërgua me urgjencë në spitalin Bufalini në Cesena, ndërsa 48-vjeçari që dyshohet se është i dashuri i saj, është në gjendje më të rëndë në terapi intensive, ndërsa motra e tij ka pësuar dëmtime të lehta, pasi ndërhyri për ta mbrojtur.

51-vjeçarja e kishte denoncuar edhe më parë Jaupin për përndjekje. Ai u akuzua se e kishte ofenduar dhe kërcënuar vazhdimisht, duke e detyruar të ikte në Shqipëri pas ndarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?