Toçi duke ngritur trofeun e Superkupës së Italisë

Me shiritin e kapitenit në krahë, shqiptari i Fiorentinës fiton Superkupën kundër Interit

26 Janar 2023, 13:01| Përditesimi: 26 Janar 2023, 13:03

  • Share

Eljon Toçi është shpallur fitues i Superkupës së Italisë për të rinjtë. Mbrojtësi i qendrës, njëkohësisht edhe kapiten i Fiorentinës, mposhti 2-1 Interin në finale.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt falë një goli të Amatucit. Në minutën e 25′, Fiorentina dyfishoi rezultatin me Berti. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të ekipit të Eljonit.

Në minutën e 75′, Ousu shënoi një perlë duke shkurtuar diferencën. Pavarësisht përpjekjeve nga ana e zikaltërve, ata nuk mundën të përmbysnin sfidën duke humbur kështu në 6 finale.

Pavarësisht se shqiptari Toçi nuk arriti të shënonte gol, ai bëri një paraqitje të mrekullueshme dhe në fund ngriti trofeun aq shumë të dëshiruar. Ai është edhe pjesë e kombëtares U-21, me të cilën ka zhvilluar disa ndeshje.

Toçi është i datëlindjes 2003 dhe ka pak ditë që ka mbushur 20 vjeç.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 26/01/2023 14:35

    Ama per fat te keq nje shqiptar tjeter qe luante per Interin, Kristian Dervishi, ishte fajtori qe hengren golin e dyte. Urime Toçit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?