Skiatorja Lara Colturi

Me rezultat fantastik, skiatorja Lara Colturi mbyll botërorin e skive! Nderon Shqipërinë në finalet e Austrisë

17 Mars, 14:35| Përditesimi: 17 Mars, 14:38

  • Share

Lara Colturi është renditur e 11 në finalen e kupës së botës për disiplinën e ‘Giant Slalom’. Ky është një rezultat fantastik për 17-vjeçaren e cila sot garoi në një tjetër disiplinë të finales së kupës së botës, teksa të shtunën doli e 16 në ‘Slalom’.

Të dyja këto rezultatet e konsolidojnë Larën si një ndër skiatoret më të talentuara dhe më me premisë për të ardhmen, në një kohë kur ajo është vetëm 17 vjeç, ndërsa gjithashtu ishte një nga 9 skiatorët në botë e cila arriti të merrte pjesë në të dyja disiplinat e finales së Kupës së Botës, të zhvilluar në Austri. Kjo ishte edhe gara e fundit e skive për këtë sezon, që për Larën nisi me një dëmtim dhe u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?