Presidenti Ilir Meta

‘Me qetësi dhe poezi’, Meta na përshëndet me ‘Këtu s'do jem’ në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit

5 Shkurt 2022, 12:33| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 12:43

  • Share

Presidenti Ilir Meta në 5-vjetorin e ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli na ka përshëndetur me një nga poezitë e tij më të njohura “Këtu s'do Jem”.

“Me qetësi dhe poezi” ka shkruar Meta, ndërsa ka publikuar një fotografi duke pirë kafen në natyrë.

"Po kur të jesh mërzitur shumë,

Në raft të librave kërkomë,

Atje do të jem i fshehur unë,

Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,

Mjafton që librin pak ta heqësh

Dhe unë do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshësh,

Si një blerim pas një rrëkeje", ka shkruar presidenti.

Dritëro Agolli ishte një nga shkrimtarët dhe publicistët më të rëndësishëm të Shqipërisë. Agolli përmes veprave të tij dhe trashëgimisë kulturore që ka lënë pas është ende gjallë artistikisht mes nesh.

Dritëro Agolli është një nga ata që i ka dhënë emrin kohës dhe jo koha emrin atij. Veprat e autorit të madh shqiptar, që lindi me 13 tetor të vitit 1931 në Menkulas të Devollit, u përkthyen edhe në shumë gjuhë të huaja. I paharrueshëm është edhe romani humoristik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit, u bë subjekt filmash dhe këngësh.

Vepra e fundit e tij është libri me poezi “Prit edhe pak”, i botuar vitin e kaluar, e të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadijes. Pos krijimtarisë artistike, Agolli u mor edhe me politikë, duke qenë një nga themeluesit dhe më pas deputet i Partisë Socialiste.

Agolli humbi jetën në 2017 pas një “lufte” të gjatë me një sëmundje në mushkëri, ndërsa pavarësisht kësaj asnjëherë nuk e ndau cigaren nga dora.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 05/02/2022 18:10

    O legen ke surrat me pzrmend Agollin ti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?