Rruga Mustafa Matohiti

‘Më qëlloi me shpullë’ sherr mes një djali dhe një vajze në një lokal në Tiranë

27 Dhjetor 2022, 12:51| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 12:53

  • Share

Një konflikt i nisur në një prej lokaleve të rrugës “Mustafa Metohiti” në kryeqytet, pak ditë më parë, ka përfunduar në dyert e Komisariatit nr. Burime nga policia bëjnë me dije se sherri ka nisur me fjalë mes një djali dhe një vajze në tavolinë dhe ka përfunduar me shpulla mes njëri-tjetrit.

Pas sherrit, vajza ka bërë kallëzim në polici dhe kjo e fundit ka nisur veprimet proceduriale. I riu është shoqëruar në komisariat dhe përmes dëshmisë së tij ka sqaruar ngjarjen.

Ai ka pretenduar se fillimisht ka nisur një sherr mes tyre dhe më pas vajza e ka qëlluar me shpullë, të cilën ia ka kthyer dhe ai. Pas përfundimit të marrjes në pyetje policia po e heton në gjendje të lirë, teksa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Ditën e sotme në Komisariatin nr. 1 në Tiranë është paraqitur babai i vajzës, Muharrem Koni, kryeplak i Bërxullës, i cili ka kërkuar arrestimin e djalit që sipas tij i ka dhunuar vajzën, teksa hedh akuza ndaj policisë për mosveprim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?