Arma e sekuestruar dhe municionet

Me pushkë e municion luftarak në shtëpi, bie në pranga një person në Elbasan

29 Korrik 2022, 10:11| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 10:14

  • Share

Një person me iniciale H.Z është vënë në pranga të policisë së Elbasanit pasi është kapur me armë pa leje në banesë.

‘Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" shtetasin:

H. Z., banues në fshatin Dëshiran, Belsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, që i mbante pa leje.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?