Paratë e sekuestruara

Me ‘Porche’ për në Shqipëri, policia ndalon 31-vjeçarin në Morinë, i gjenden 14 mijë paund e 2600 euro të padeklaruara

1 Tetor 2022, 14:21| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 14:23

  • Share

Një shumë prej 14 mijë paundësh si dhe 2600 euro janë sekuestruar nga policia kufitare e Morinës, ndërsa një 31-vjeçar është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Policia kufitare e Kukësit, ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Porsche", me drejtues shtetasin B. G.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, policia ka gjetur gjetën dhe sekuestruan 14 000 paund dhe 2600 euro, të padeklaruara nga 31-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. G., 31 vjeç, lindur në Kosovë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar, për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 01/10/2022 14:56

    Bravo shteti mos lejoni asnje leke te futet ne vend se hajdarin do hani ne fund kokrrat e legenave. Aty eshte Zvicra akoma qe pranon leke te pa deklaruara ju do beni politiken e bankave amerikane , ju marte mortja o pisa te degjeneruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?