Me plagë në kokë, gjendet i vdekur një tjetër shqiptar në Belgjikë! Dyshime se mund të jetë vrarë, hetuesit: Ngjarja ende e paqartë

3 Shkurt 2022, 14:53| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 15:02

  • Share

Pas vrasjes së Bledar Muçës, miku i Çapjave, një tjetër shqiptar gjendet i vdekur në Belgjikë. Sipas mediave në vend është gjetur i pajetë me plagë pas koke 39-vjeçari Klodian Turja, por mbetet ende e paqartë nëse është vrarë apo është rrëzuar dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra

Ai është gjetur i pajetë në fund të shkallëve të pallatit nga fqinjët rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur pranë një blloku apartamentesh në zonën e Roeselare, ndërsa raportohet se fqinjët dëgjuan një zhurmë gjatë natës rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe kur shkuan për të parë dhe gjetën trupin e pajetë të burrit në fund të shkallëve.

“Burri kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës. Hetuesit po ekzaminojnë vendndodhjen. Ne e konsiderojmë këtë si një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit”, thanë prokurorët belgë

Pak ditë më parë në Blegjikë u vra edhe miku i Çapjave, Bledar Muça, 43 vjeç. Ai është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së tij rreth orës 23.00 të 22 janarit. Autorët pasi e kanë qëlluar Muçën brenda makinës së tij, janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sapo ka mbërritur pranë pallatit ku jetonte, Muça është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy autorë, të cilët po e prisnin në rrugë. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?