Pistoleta e sekuestruar

Me pistoletë me vete, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

13 Prill, 09:53| Përditesimi: 13 Prill, 09:57

  • Share

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur me pistoletë me vete, me krëhër e municion luftarak.

I riu K.XH, banues në Tiranë u arrestua në kuadër të operacionit ‘Klienti’.

‘Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?