Foto ilustruese

Me pistoletë e municione luftarake në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

31 Maj 2022, 10:36| Përditesimi: 31 Maj 2022, 10:37

  • Share

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur duke udhëtuar me armë në makinë.

Te mbikalimi i Rinasit, policia ka lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin Rr. H., 25 vjeç. Gatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një armë e ftohtë (thikë).

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionin ‘Mbikalimi’ u arrestua Rr.H, 25-vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?