Me pistoletë e drogë me vete, arrestohet i riu në Tiranë! Si i mori policia informacionet nga inteligjenca informative (EMRI)

30 Tetor 2022, 10:46| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 11:00

  • Share

TIRANË- Një 32-vjeçar i identifikuar si Erion Ymeri është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur me pistoletë me vete.

Kanë qenë informacionet e marra në rrugë operative nga inteligjenca informative, ku bën me dije se një person lëvizte me armë në rrugën “Myslym Keta”.

Policia bëri të mundur arrestimin e tij, teksa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi kanabis.

“Lëvizte me armë zjarri (pistoletë) dhe me lëndë narkotike me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri(pistoletë) dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative se në rrugën “Myslym Keta”, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Y., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?