Me pistoletë dhe armë gjahu në banesë, arrestohet 67-vjeçari në Shijak

2 Korrik 2023, 14:33| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 14:55

  • Share

Guri Çizmja, është arrestuar nga policia e Shijakut, pasi është kapur me armë pa leje në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e 67-vjeçarit, banues në fshatin Çizmeli, Shijak policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje, nga 67-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?