Qeparo

Kronikë

Me pamje të fshatit bregdetar piktoresk, Qeparo dhe qytetit antik Apolonia, Ambasada Ruse promovon bukuritë unike të Shqipërisë

29 Maj 2021, 20:09| Përditesimi: 29 Maj 2021, 20:13

  • Share

Ambasada Ruse në Tiranë, ka promovuar bukuritë unike të vendit tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada Ruse ka zgjedhur të publikojë fotot e fshatit piktoresk bregdetar, Qeparo.

“Shqipëria përmes syve të diplomatëve. Fshati i vogël bregdetar në Qeparo dhe pamjet e bukura të Jonit”, shkruhet postim.

Ambasada ka zgjedhur gjithashtu të promovojë qytetin antik të Apolonisë, duke publikuar foto të pasurive arkeologjike.

Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka njoftuar shtetasit e saj se Shqipëria ka vendosur të anulojë vizat për ta për sezonin turistik.

Qeveria shqiptare ka vendosur që turistët rus kanë të drejtë qëndrimin në vendin tonë deri në 3 muaj ose 90 ditë brenda 180 ditëve ose 6 muajsh dhe kjo ka hyrë në fuqi më 1 prill dhe do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor 2021.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?