Më pak krime në burgje gjatë pandemisë, Gjonaj: Në 2020 u proceduan penalisht 53 persona

9 Shkurt 2021, 22:44| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 22:55

  • Share

Në burgje gjatë pandemisë kanë ndodhur më pak krime. Sipas shifrave bërë publike nga Ministrja e Drejtësissë Etilda Gjonaj, në vitin 2020, 53 persona u proceduan penalisht për vepra të lehta që kanë të bëjnë kryesisht më shkeljen e protokollit të burgjeve.

"Rezulton që për vitin 2020 janë ndjekur penalshit gjithsej 53 shtetas. Pandemia ka ndikuar në uljen e këtyre rasteve, pasi për një periudhë të gjatë kohore nuk ka patur vizita të familjarëve", tha ajo.

Përsa i përket veprave penale që janë kryer kryesisht nga të dënuar dhe familjarë të tyre, numri shkon në total në 175 të tilla.

"SHKBB-ja ka referuar për vitin 2020 një numër prej 175 veprave penale në institucionin e Prokurorisë. Ndërkohë, janë marrë 11 masa përsa i përket masave të vlerësimit dhe janë referuar 93 të dënuar dhe ta paraburgosur, por edhe një numër i caktuar familjarësh, sidomos kur bëhet fjalë për futje të sendeve në burgjeve".

Gjonaj dha disa statistika të zgjeruara edhe përsa i përket tre viteve të fundit. Në mesin e të dhënave bie në sy numri prej 24 drejtues apo shefash burgjesh, të cilët janë proceduar penalisht.

"Një shifër mund t'iu japë edhe përsa i përket të dhënave për periudhën kohore shtator 2017 - dhjetor 2020, ku numri i autorëve të proceduar është 966 shtetas. Janë autorë 24 drejtues të IEVP-ve apo nivelit të lartë drejtues".

Procedimi penal për drejtuesit dhe shefat e burgjeve në vend ka ndodhur kryesisht kur janë shkelur rregullat. Nuk kanë munguar edhe rastet e keqtrajtimit të të burgosurve apo lëvizja e tyre nga një burg në tjetrin jashtë protokolleve të parashikuara.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?