Aktori Ermal Mamaqi dhe kandidati i PS, Toni Gogu

Politikë

‘Më paguante kursin e kitarës në fshehtësi’, Mamaqi mbështet kandidatin e PS Toni Gogu: Nëse parlamenti do kishte më shumë njerëz si miku im, do ishte një bekim

22 Prill 2021, 13:36| Përditesimi: 22 Prill 2021, 13:44

  • Share

Aktori i njohur shqiptar Ermal Mamaqi duke se ka “braktisur” PD dhe po mbështet Partinë Socialiste dhe kandidatin e Tiranës, Toni Gogu.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka rrëfyer për herët parë historinë se si kandidati socialist Toni Gogu i ka paguar kursin e kitarës në vitin 1998 kur ai ishte vetëm 16 vjeç dhe pa mundësi financiare.

Ai shkruan se në atë kohë ishte pjesë e Kishës Rilindja dhe një mik i tregoi se dikush do të financonte kursin e tij të kitarës por nuk do të tregonte emrin.

Mamaqi shkruan se e ka zbuluar pa shumë vitesh se financuesi i kursit të tij ishte, pikërisht kandidati i PS, Toni Gogu.

“Por kjo tani nuk është kthim nderi, ose shpagim. E besoj vërtetë këtë njeri të pastër dhe të mençur. Vlerat e tij janë të rralla. Po të shohësh familjen e tij kupton shumë. Ka mbetur i njëjti.”, shkruan ai.

Në fund të postimit të tij, ai ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë për kandidatin, Toni Gogu, i cili renditet i 11 në listat e Partisë Socialiste në Tiranë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?