Gentian Mino

‘Me një plumb humbën dy jetë’, lihet në burg shqiptari që vrau të dashurën në Greqi! Çifti po planifikonte martesën

20 Shkurt, 13:23| Përditesimi: 20 Shkurt, 13:25

  • Share

GREQI- Gentian Mino, 39-vjeçari shqiptar që vrau me plumb në kokë të dashurën e tij rumune është lënë në burg. Ai doli sot para gjykatës greke, ndërsa sipas mediave greke mësohet se ai është shfaqur i penduar. Ai ka deklaruar se “Me një plumb humbën dy jetë, ajo e Ninës dhe e imja”.

Gentian Mino autori i vrasjes ka pretenduar se arma në drejtim të bashkëshortes është shkrepur gabimisht.

Ai ka thën se ishte një aksident tragjik dhe se ai nuk kishte ndërmend të vriste partneren e tij, të cilën e donte shumë. Gjatë kërkimit të faljes, 39-vjeçari ka qarë gjatë gjithë kohës, ka thënë se e do shumë partneren e tij, ndërsa siç ka treguar ai dëshiron të kthehet në kohë dhe asgjë nga këto nuk kishte ndodhur.

Ai u shfaq i shkatërruar nga vdekja e partneres së tij, me të cilën pretendon se do të martohej dhe shprehu pendimin për posedimin e armës fatale. Madje ai ka deklaruar se gruas nuk i pëlqente mbajtja e një arme në shtëpi, por atij i dukej qesharake se ajo kishte frikë.

Shqiptari ka thënë se ditën që ka kryer krimin kanë qenë ulur të dy në tapetin e dhomës së ndenjes përballë tavolinës, duke pirë e duke biseduar. Pasi ai ka vrarë partneren ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Në dëshminë e dhënë në polici ka treguar se me Ninën ishin shumë të dashuruar ndryshe nga sa kanë dëshmuar fqinjët se ai abuzonte dhe e dhunonte.

Avokatja e të akuzuarit Efi Somara thotë se ai është penduar për blerjen e armës dhe i shkatërruar për vdekjen e Ninës.

“Ky njeri në asnjë mënyrë nuk kishte qëllim vrasjeje, ai është i shkatërruar dhe po përjeton ndjenja të thella pikëllimi dhe dhimbjeje pasi plumbi fatal goditi partneren e tij të jetës me të cilën synonte të martohej. Sikur ta kthente kohën pas, sikur të mos e kishte blerë kurrë, siç thotë ai, atë armë. Ai është penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës”, tha avokatja e tij  Efi Somara.

Në krah të tij në gjykatë ishin nëna dhe vëllai i tij. Madje, nëna e 39-vjeçarit ka thënë në gjykatë se edhe ajo e donte 29-vjeçaren si vajzën e saj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?