Rita Ora dhe Taika Waiti

Me një fustan të tejdukshëm, Rita Ora mahnit me fotot nga festa e ditëlindjes së Taika Waititi

22 Gusht 2023, 13:12| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 13:57

  • Share

Pak ditë më parë partneri i Rita Orës festoi 48-vjetorin e tij të lindjes në një festë mes miqsh në Ibiza, ku po kalon edhe pushimet me këngëtaren e njohur nga Shqipëria.

Së fundmi, Rita Ora ka ndarë disa “copëza” nga festa e ditëlindjes së bashkëshortit të saj Taika Waiti.

Ndër të ftuarit e tyre të shquar ishin Diplo, Jodie Turner-Smith dhe Charlotte Tilbury.

Ylli me origjinë shqiptare, 32-vjeç, ndau një seri fotosh, në të cilat ajo shfaqet me një fustan transparent, taka të zeza dhe një çantë dore metalike.

“Vetëm në Ibiza mblidhni një grup të tillë njerëzish të jashtëzakonshëm, të cilët janë plot të qeshura dhe gëzim”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e saj duke shtuar: “ Faleminderit të gjithëve që erdhën, ju e dini kush jeni!”.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?