'Më ngacmoi kur po luaja me qenin'! Lirohet nga qelia 60-vjeçari në Kavajë, gjykata: Vajza, kontradiktore

26 Gusht 2020, 11:43| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 14:26

  • Share

TIRANE-Gjykata e Kavajës ka liruar nga qelia duke e lënë në masën e arrestit në shtëpi 60-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për ngacmim seksual pas denoncimit të një vajze 13-vjeçe në Golem.

Gjykata ka vlerësuar se dëshmitë e vajzës janë kontradiktore duke e liruar nga qelia për të vijuar hetimet për 60-vjeçarin në masën e arrestit në shtëpi.

Vajza deklaroi se ka qenë me pushime me familjen në Golem dhe në momentin që po luante me qenin e 60-vjeçarit, ky i fundit, sipas saj, e ka ngacmuar duke e prekur në vendet intime.

I moshuari, që gjithashtu ishte me pushime në Golem e ka mohuar duke u shprehur se nuk e ka ngacmuar dhe as nuk e ka prekur vajzën. Zona ku vajza pretendon se e ka ngacmuar 60-vjeçari nuk ka kamera sigurie.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altini: 26/08/2020 13:49

    E ka kerkuar prokurori kete mase nuk e liroi gjykata!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?