Presidenti bjellorus, Lukashenko

Me nënshkrimin e Lukashenkos, Bjellorusia miraton ligjin e dënimit me vdekje për të dënuarit për tradhëti të lartë

9 Mars 2023, 20:31| Përditesimi: 9 Mars 2023, 20:42

  • Share

Presidenti i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko, nënshkroi të enjten një ligj që lejon dënimin me vdekje kundër zyrtarëve dhe ushtarakëve të ushtrisë që janë dënuar për tradhti të lartë.

Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë, është i vetmi vend në Evropë që ende zbaton dënimin me vdekje. Vendimi ishte në fuqi për krime të tilla si vrasje apo akte terrorizmi. Ekzekutimet kryhen me një goditje të vetme në pjesën e pasme të kokës.

Ligji i ri është pjesë e ndryshimeve në kodin penal që synojnë forcimin e luftës së Bjellorusisë kundër "krimeve të një orientimi ekstremist (terrorist) dhe antishtetëror".

Sipas një ndryshimi tjetër të miratuar nga Lukashenko, kushdo që shpallet fajtor për "diskreditim" të forcave të armatosura bjelloruse do të përballet me një dënim me burg. Rusia miratoi një ligj të ngjashëm pasi pushtoi Ukrainën pak më shumë se një vit më parë.

Bjellorusia nuk ka dërguar trupat e veta në Ukrainë, por ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e saj si pikënisje për operacionin e saj në shkurt 2022 dhe që atëherë ka lejuar avionët luftarakë rusë dhe dronët të përdorin hapësirën e saj ajrore për sulme ndaj Ukrainës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?