Sport

Shqipëria me 'goleadë' ndaj San Marinos, i shënon 5 gola me Manajn, Laçin, Brojën, Hysajn dhe Uzunin

8 Shtator 2021, 10:41| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 07:53

  • Share

Skuadra kombëtare ka bërë detyrën kundër San Marinos ashtu si dhe pritej. Kuqezinjtë e mbyllën që në pjesën e parë kundërshtarin në mesfushën duke ushtuar presion të vazhdueshme. Por pa krijuar raste të pastra për gol pasi miqtë nuk lejonin hapësira mbrapa.

Ishte Rei Manaj që gjeti i pari rrugën e golit pas devijuar ai u gjend i vetë para portjerit kundërshtar duke shënuar. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me zero. Në pjesën e dytë trajneri Edi Reja hodhi menjëherë në fushën e lojës heroin e ndeshjes me Hungarinë 19 vjeçarin Broja dhe Odise Rroshin.

Pjesa e dytë u hap njëlloj si e para me sulme intensive të kuqezinjve që në minutën e 57 gjetën dhe golin e dytë më anë të Laçit i cili shënoi nga jashtë zonës pas një gjuajtje shumë të bukur duke e çuar topin aty ku portieri kundërshtar nuk mund të arrinte. Dy minuta më pas shënon edhe Broja pas një gjuajtje shumë të fortë nga brenda zonës. Golin e katërt e shënoi me kokë kapiteni Hysaj pas një krosimi nga e djathta e Roshit. Pas spektaklit të Brojës, talenti beratas Myrto Uzuni, e pati shumë të thjeshtë të realizonte me portën bosh golin e pestë.

Pas fitores 5-0 Shqipëria është ngjitur në vendin e dytë në grup me 12 pikë. Shqipëria ka pas Poloninë e cila mbrëmjen e sotme barazoi me rezultatin 1-1 kundër Anglisë. Për Shqipërinë kjo ishte fitorja e dytë radhazi pasi 3 ditë më parë kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-0 kundër Hungarisë.

 

Ora 21:18
Shqipëria kalon në avantazh në minutën e 32 me Rei Manaj

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh në minutën e '32 me Rei Manaj. Ka qenë Rei Manaj i cili ka zhbllokuar sfidën me San Marinon dhe ka kaluar në avantazh kuqezinjtë. Pas një asisti të Bares me kokë, sulmuesi i kombëtares ka përfiton brenda zonës, duke goditur saktë.

 

Ora 20:26
Ndeshja Shqipëri-San Marino, tifozët e kombëtares mbushin bulevardin e Elbasanit

Sot do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-San Marinon e cila do të zhvillohet në stadiumin 'Elbasan Arena'. Tifozë të cilët kanë ardhur për të parë ndeshjen, të veshur kuq e zi, kanë mbushur bulevardin e Elbasanit dhe rrugët e qytetit. Ndërkohë që ka edhe nga ata të cilët kanë shkuar për të blerë biletën dhe të futen në stadium.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?