Me ndjenjën e fortë të hakmarrjes, Bayern-Barca 'ndez' sonte Champions League! Plzen pengesa e Interit, Liverpool pret Ajax-in

13 Shtator 2022, 11:31| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 11:39

  • Share

Champions League rikthen sonte ‘yjet’ në fushë, pasi në Gjermani dhe konkretisht në Mynih do të luhet superpërballja mes Bayern-it dhe Barcelonës, e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve. Të dy skuadrat vijnë pas fitoreve, Bayern-i 0-2 kundër Interit dhe Barça 5-1 kundër Plzen, ndaj në orën 21:00 do përcaktohet se kush është komanduesi. Po përveç kësaj nuk mund të harrohet dhimbja e madhe që Bayern i shkaktoi Barcelonës në 2020, teksa i eliminoi me rezultatin poshtërues 8-2 në. Spanjollët kërkojnë hakmarrje jo vetëm për këtë, por edhe për dy humbjet me shifrat 3-0 që sërish gjermanët i shkaktuan në fazën e grupeve, por këtë herë në fazën e grupeve. Me këshëri pritet për të parë edhe rikthimin e Lewandowskit në ‘Allianz Arena’, por për herë të parë pas 7 vitesh kundër Bayern-it.

Sfida tjetër e këtij grupi luhet në Çeki mes Viktoria Plzen dhe Interit në orën 18:45. Pas humbjes me Bayern-in alternativa e vetme për italianët është fitorja, pasi në të kundërt është pothuajse i pamundur kalimi i grupeve. Edhe për këtë ndeshje Inzaghi vijon të ketë të padisponueshëm Lukaku-n.

Në grupin A Liverpool pas humbjes shokuese me Napolin do të presë Ajax-in në Angli, për të treguar se kundër italianëve ishte rastësi, ndërsa sfida tjetër Rengers-Napoli është shtyrë për shkak të vdekjes së mbretëreshës Elizabet.

Në grupin B pas fitores me Porto-n, Atletico Madrid udhëton në Gjermani për tu përballur me Bayern Leverkusen, ndërsa Porto pret në shtëpi Club Brugge. Ndërkohë në grupin D pas fitoreve në ndeshjet e para Sportingu sfidon në Portugali Tottenham, ndërsa Marseille dhe Frankfurt do kërkojnë kundër njëri-tjetrit të marrin pikët e para për këtë sezon.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?