Foto ilustruese

Kronikë

Me muzikë të lartë në lokal dhe në gomone, nën hetim penal dy persona në Vlorë, u sekuestrohen pajisjet muzikore

24 Korrik 2021, 14:58| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 15:00

  • Share

Dy persona janë proceduar penalisht në Vlorë për 'prishje të qetësisë publike'.

Policia njofton se gjatë kontrolleve në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë konstatuar dhe kanë proceduar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin B. L., banues në Tiranë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në lokalin e tij.

Po ashtu është proceduar penalisht edhe shtetasi O. B., banues në Vlorë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në një mjet lundrues tip gomone.

Sakaq policia ka sekuestruar disa pajisje muzikore. Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?