Presidenti i Interit Zhang dhe futbollisti Calhanoglu

‘Me mua president Inter vetëm do fitojë’, Zhang nuk përmbahet pas Superkupës! 'Hakmarrja' e Calhanoglu: I hëngrëm!

19 Janar 2023, 11:06| Përditesimi: 19 Janar 2023, 11:13

  • Share

Për Interin fitorja 3-0 në Superkupë kundër Milani është duke u përjetuar shumë edhe për faktin se futbollistët e ‘djallit’ provokuan shumë gjatë festës së titullit kampion.

Për këtë arsye mënjehrë pas finales në Riad presidenti i zikaltërve Zhang u shpreh kështu: “Të fitosh në një derbi që vlen për një trofe është gjithmonë një ndjenjë fantastike. Kemi nisur gjashtë vite më parë një projekt që ka rezultuar deri tani tejet i kënaqshëm, duke kulmuar me katër trofe të fituar. Për mua ka qenë një rrugëtim shumë i bukur, jam shumë krenar për të gjithë ata që më kanë shoqëruar gjatë kësaj kohe. Kam vetëm një gjë për të thënë, që për sa kohë të jem unë president, Interi do të synojë gjithmonë të triumfojë. Kampionati është ende i gjatë dhe Champions-i po ashtu. Gjithçka është e hapur dhe çdo gjë mund të ndodhë, ne duam maksimumin,”

Ndërkohë Akoma më i pakursyer ishte Calhanoglu, i cili edhe u ofendua gjatë asaj feste të Milanit. Kjo për shkak se turku la ‘djallin’ për t’iu bashkuar zikaltërve në verën e 2021 dhe për rrjedhojë të mërkurën deklaroi: "Është një fitore shumë e rëndësishme, aq më tepër për mua. Jam shumë i lumtur falë bashkëlojtarëve dhe tifozëve që erdhën këtu. Ne fituam 3-0 dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi. A ishte një hakmarrje pas festimeve të Milanit për Seria A? Unë preferoj të hesht, por ishte e vështirë për mua të shihja disa gjëra që nuk i prisja, por karma i shpjegon të gjitha. Përfundoi 3-0, i dërguam shpejt në shtëpi, i hëngrëm."

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?