Foto ilustruese

Kronikë

'Më mori zvarrë dhe më futi duart në fyt', rrëfehet gazetarja që u rrëmbye me dhunë nga ish-i dashuri në Tiranë

13 Prill 2021, 16:32| Përditesimi: 13 Prill 2021, 16:34

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kashar, ku një gazetare ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga ish i dashuri i saj, i cili e ka marrë forcërisht në makinën e tij dhe e ka goditur.

Gazetarja, nënë e një fëmije, teksa ka bërë kallëzim ka treguar se që nga muaji janar i 2021, dhuna ndaj saj nga ish-partneri ka qenë e vazhdueshme.

40-vjeçarja ka rrëfyer para efektivëve se ish- i dashuri, ka shkuar poshtë shtëpisë së saj në mëngjes me një makinë  “Toyota Corilla”, dhe më pas e ka ndjekur. Ai i ka kërkuar që të qendrojë me të, ndërkohë që ajo nuk ka pranuar, dhe ka vazhduar rrugën derisa ka mbërritur në vendin e saj të punës.

Më tej ajo rrëfen se ai e ka pritur në ambientet e jashtme të punës dhe në momentin kur ka dalë nga zyrat, e ka kapur për krahu duke detyruar me anë të presionit dhe kërcënimeve që të futej në makinë. Kjo e fundit ka kërkuar që ai ta linte të qetë.

Gazetarja më tej treguar se ish-partneri e ka marrë zvarrë duke e hipur në makinë dhe në një moment i ka futur edhe duart në fyt. Në këtë moment gazetarja i ka kërkuar banorëve të zonës ndihmë, por ai e ka goditur sërish dhe e ka kërcënuar me jetën e fëmijës së saj.

Teksa kanë qenë në një makinë, gazetarja ka vënë re një makinë policie dhe aty ka manovruar, duke e kapur vetë timonin. Ajo ka treguar se pasi e arrestuan, policia i ka këshilluar që të bënë denoncim në komisariat, ndërkohë që ka pranuar se edhe më herët 35-vjeçari e ka dhunuar.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dajaku: 13/04/2021 18:09

    Keta lloj kafshesh qe ven duart mbi nje femer duhet me ja shkerdhy robt ...ti fusedh ne nje qeli 1 me 1 meter e aty te kalbet...por ti jepet dajat mjes drek dark para buke e pas buke.

    Përgjigju
    • Artur: 13/04/2021 21:08

      Ndaj te njetin mendim she une.

    • Lala: 13/04/2021 19:57

      Barazia gjinore keto ka druri njesoj per cdo lloj sexi ahahahah.

  • Populli: 13/04/2021 18:01

    Po nuk e luajti bishtin buca nuk i shkojne qente nga pas

    Përgjigju
  • Shaban: 13/04/2021 17:38

    A kane emer kjo dhe ky apo vetem perralla me loqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?