Me mijëra të huaj vizitojnë qytetin antik të Butrintit! Turistët e mahnitur: Vendi më i bukur në Shqipëri

10 Shtator 2023, 13:00| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 13:12

  • Share

Parku Kombëtar i Butrintit, mbrojtur nga UNESCO është atraksioni më i vizituar në jug të vendit. Buthrotum-i antik i shtrirë rreth 3 km nga ngushtica e Korfuzit, është vendosur në një kodër të vogël, rrethuar nga ujërat e liqenit të Butrintit që lidhet me detin Jon nga kanali i Vivarit.

Ndodhet vetëm 17 kilometra larg nga qyteti i Sarandës dhe mund të mbërrini aty me makinë apo mjete të transportit publik.

Butrinti cilësohet nga vendas e të huaj si vend magjik. Atmosfera e tij speciale është krijuar nga kombinimi i arkeologjisë me natyrën.

“Butrinti na pëlqen  sepse është një qytet antik dhe sidomos sepse është i rrethuar nga ujë dhe natyra e bukur gjithashtu. Po do ta rekomandonim edhe tek të tjerët.

Është një vend i bukur arkeologjikë dhe natyror. Është vendi më i bukur në Shqipëri.

Kemi 3 ditë këtu kemi ardhur në Sarandë dhe vendosëm të vizitojmë Butrintin. Meqenëse jemi në ditët e para të qëndrimit këtu, po bëjmë pak plazh dhe mësojmë për kulturën e historinë vendase…

Jam nga Holanda dhe është hera e parë që vizitojmë Butrintin më pëlqejnë shumë objektet e vjetra historike. Do ua rekomandoja të gjithë shokëve të mi.

Butrinti është i bukur, kam ardhur disa here sepse kam punuar në Shqipëri. Unë jam nga Hungaria dhe mendoj se si shtete kemi shumë të përbashkëta”, thonë turistët e huaj.

Në 8 muaj e parë të këtij viti Parkun Kombëtar të Butrintit e kanë vizituar 80 437 turistë, ose 42 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga shitja e biletave janë siguruar të ardhura të kënaqshme në vlerën e 52 milionë lekëve, tha drejtori i parkut, Everest Elmazaj.

Për monumentet e jo vetëm, Butrinti preferohet më shumë nga të huajt se sa vendasit.

Nga vendosja e tij strategjike Butrinti ka figuruar në historinë e Mesdheut që nga lufta e parë e Peloponezit në shekullin e 5-të para Kr. deri në luftërat e Napoleonit në shekullin e 19-të. Zemra e Parkut Kombëtar është qyteti Antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 11/09/2023 07:13

    Darezeza eshte fenomenale per hturizem elitar po vetem nese vine koncesionaret puljeze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?