'Më mbylli deren kjo vdekje' bashkëshorti tregon si e gjeti të vdekur gruan, piu fotoksinë se i hapën profil denigrues në Tik Tok

5 Janar, 16:25| Përditesimi: 5 Janar, 17:44

  • Share

41 vjeçarja nga fshati nga fshati Vardardhë i Sukthit i ka dhënë fund jetës në kushte të rënduara psikologjike duke pirë fostoksinë, tri ditë më parë.

Kishte një vit që vijonte të mbante peshën e presionit psikologjik pasi fotoja e saj me shkrimet denigruese ishte publikuar në Tik Tok. 

Bashkëshorti i viktimës ka treguar për Report Tv momentin fatal.

Ka qenë ora 05:30 minuta e mëngjesit të 2 janarit kur bashkëshorti është zgjuar nga gjumi pasi ka dëgjuar një frymëmarrje të rëndë

 “Menjëherë kontrollova dhomën e djalit që kisha ngjitur, por nuk vinte nga aty dhe dola në korridor, ku gjeta gruan të shtrirë në tokë dhe mezi merrte frymë. Fostoksina e kishte bërë punën sepse nuk ishte fare në gjendje. E morëm e nisëm në spital menjëhere por ishte shumë vonë. Më mbylli deren kjo vdekje!”


Lajmi kryesor:

Durrës/ I hapën profil denigrues në TikTok, nëna e 4 fëmijëve vret veten me fotoksinë! 1 vit më parë bëri denoncimin në polici por faqja s'u mbyll! Ia hapi vajza e tezes


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?