Kokaina e sekuestruar

Me mbi 20 kilogramë kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali! Policia zbulon 'laboratorin e drogës' që ruhej nga një qen Rottweiler

3 Maj 2023, 11:33| Përditesimi: 3 Maj 2023, 11:42

  • Share

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me 20 kilogramë kokainë në makinën e tij. Shqiptari me banim në Valdelsa Sieneze në zonën e Toskanës, u arrestua bashkë me një shtetas italian.

Ai tërhoqi vëmendjen e efektivëve të Guardia Di Finanza, pasi po ecte me shpejtësi shumë të madhe në një rrugë dytësore.

Pas vëzhgimit nga policia, efektivë ndoqën makinën e cila u fut një oborrin e një vile të pabanuar e cila ruhej nga qen Rottweiler, i cili nuk lejonte askënd që në derën e përparme që të futej brenda territorin e banesës.

Nga kontrolli i mëpasshëm në vilë u zbulua një “laborator droge” brenda në të cilin kishte tretës, reagentë të llojeve të ndryshme dhe para të gatshme nga rrjeti i trafikut të drogës, si dhe 200 gramë shtesë kokainë, hashash.

Tashmë dy personat ndodhen në burgun e Sienës, me akuzën e trafikut të drogës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?