Gavi

Me lot në sy, Gavi pëson dëmtim të rëndë! Ylli i Barçës humbet Euro 2024

20 Nëntor 2023, 21:58
  • Share

Ylli i Barcelonës, Gavi, pësoi mbrëmjen e djeshme një dëmtim të rëndë duke mbyllur sezonin dhe mbetur jashtë Euro 2024. Spanja, që kishte siguruar kualifikimin në Euro 2024 si vend i parë në grupin A, fitoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë, por humbi shërbimet e Gavit. Pas dëmtimit, Gavi doli nga fusha duke qarë, duke vënë re që dëmtimi ishte i rëndë.

Testet e kryera të hënën në mëngjes te lojtari i Barcelonës kanë treguar se ai ka një lëndim në ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë dhe një dëmtim të shoqëruar në meniskun anësor.

Një dëmtim i rëndë ky për një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës dhe Spanjës, i cili e ka mbyllur sezonin duke humbur pjesëmarrjen në Gjermani 2024. Një gjë e tillë ka zemëruar drejtuesit e Barcelonës, të cilët kanë vënë nën shënjestër trajnerin De la Fuente të kombëtares për aktivizimin e panevojshëm në një takim që nuk kishte rëndësi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?