‘Më lër të lirë’, ja për çfarë bën fjalë fushata e re e ‘Sunny Hill Festival’

4 Gusht 2022, 22:37| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 22:38

  • Share

“Sunny Hill Festival” ka nisur sot rrugëtimin katër ditor në Prishtinë, ku në skenë pritet të këndojnë artistë të famshëm të huaj dhe shqiptarë.

Faqja e “Sunny Hill” ka publikuar një detaj të ri. Një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën e shoqëruar me moton “Më lër të lirë” dhe me një byzylyk që pjesëmarrësit të bëjnë thirrje për liberalizimin e vizave.

“Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të “Sunny Hill Festival”.

 


Lajmi kryesor:

Hapet 'Sunny Hill Festival' në Prishtinë, Dua Lipa pritet të performojë: Jam në shtëpinë time


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?