Pas fitores socialistët nisën festën në Gjirokastër, pasi arritën objektivin e tyre maksimal. Si në Vlorë, ashtu edhe në këtë qark, ra në sy edhe një tjetër moment për t'u vlerësuar. Kandidati Bledi Çuçi i cili ishte i treti në listën e PS-së shkoi dhe u dha dorën kundërshtarëve demokratë, mes tyre dhe ish-ministrit Tritan Shehu dhe Dasho Alikos. Krah Çuçi ishin dhe 2 kandidatët e tjetër, Mirela Kumbaro dhe Kjara Adhami.
Kumbaro dëgjohet teksa thotë "me krahë të lehta dhe bashkëpunime sa më të mira", duke i rrëmbyer një buzëqeshje Shehut.
Lajmi kryesor:
Nga puthje përqafime me kundërshtarin, te fitorja në momentet e fundit. Ja si festuan disa prej kandidatëve socialistë triumfin
B.K.//ReportTv.al