Shtëpia e çuditshme në Kolumbi

Me ‘kokë poshtë’? Shtëpia që po ‘çmend’ vizitorët në Kolumbi, ndërtuesi austriak: Gjithçka që i duhet njerëzve pas bllokimit të pandemisë

27 Janar 2022, 09:19| Përditesimi: 27 Janar 2022, 09:20

  • Share

Një shtëpi e rrëmujshme, me kokë poshtë ka tërhequr vëmendjen e turistëve të lodhur nga pandemia e COVID-19 në Kolumbi.

“Dua të bëjë një shtëpi me ‘kokë’ poshtë”, ka qenë ideja që bëri realitet Fritz Schall, austriaku që jeton në Kolumbi me familjen e tij.

 “Të gjithë më shikonin sikur të isha i çmendur, nuk e besonin atë që po thoja”, është shprehur ai.

Në fotot e shpërndara nga Reuters në Twitter, njerëzit mund të shihen duke pozuar për foto brenda shtëpisë së inauguruar tre javë më parë.

Schall u frymëzua nga një shtëpi e ngjashme që ai ka parë në 2015 në vendlindjen e tij, teksa po pushonte me nipërit dhe mbesat e tij.

Sipas Schall, pandemia ka sjellë shumë vështirësi dhe ndërtimi i shtëpisë ka përfunduar në fillim të këtij viti.

“Kemi dalë nga një bllokim, kjo shtëpi është gjithçka që i duhet njerëzve në këto momente”, tha Lina Gutierrez, një vizitore.

Kjo shtëpi ka “fituar” zemrat në internet si dhe të vizitorëve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?