Foto ilustruese

Kronikë

Mbulonte shokët dhe i ndihmonte të shpërndanin kokainë, arrestohet efektivi, i biri i ish-zv. drejtorit të policisë Tiranë! Në pranga edhe dy miqtë e tij

1 Korrik 2021, 11:22| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 21:58

  • Share

TIRANË- 3 persona janë arrestuar pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë, pasi u kapën me kokainë në makinë, ndërsa njëri prej tyre duhej të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë.

Mes personave të arrestuar është edhe Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë dhe djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj. Dy të arrestuarit e tjerë janë miq të tij, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin përfshirë në shpërndarjen e drogave të forta.

Sullaj bënte 'mburojën' e shokëve të tij që i ndihmonte të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, madje shpesh herë bënte edhe rolin e shoferit teksa shpërndanin kokainë në zonën e  ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit.

Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK me metoda proaktive. Eris Tafa ishte në masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i SPAK

Ora 21:54
Mbulonte shokët dhe i ndihmonte të shpërndanin kokainë, polici i arrestuar sot është djali i ish-zv. drejtorit të policisë Tiranë Pandeli Sullaj

1624373561_1597039578policiatirane.jpg

Elefterios Sullaj, oficeri i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë, që u arrestuar sot bashkë me dy  miq të tij, pasi bënte 'mburojën' e shokëve dhe i ndihmonte të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij kur shpërndanin drogë, është djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj.

SPAK i arrestoi 3 personat pas disa muajsh hetim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?