Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

26 Prill, 08:50| Përditesimi: 26 Prill, 10:52

  • Share

SHËNGJIN- Një 26-vjeçar është arrestuar në Shëngjin, pasi është kapur me kokainë me vete. 26-vjeçari Emiljano Bibi dyshohet se do ta shiste drogën në zona të ndryshme të Shëngjini.

Në këto pamje të ndara nga policia, shihet edhe momenti kur 26-vjeçari është shtrirë në tokë nga efektivët të cilët i vënë dhe prangat. Në xhep dallohet edhe kokaina e mbështjellë me qese.

“Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Emiljano Bibi, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin”, njofton policia.

Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike. Në tentativë për të shpërndarë/shitur tek të rinjtë lëndë narkotike kokainë, një person është ndaluar nga Policia e Shtetit Lezhë, të cilit i janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm dozash”, shkroi Balla.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?