Foto ilustruese

Me kokainë dhe pa patentë 2 të rinj tentuan t’i ikin policisë me makinë por ‘dështuan’, arrestohen në Kavajë

4 Janar 2022, 11:21| Përditesimi: 4 Janar 2022, 11:24

  • Share

Mesnatën e djeshme policia e Kavajës ka arrestuar 2 persona, pasi në makinën me të cilën udhëtonin pa leje drejtimi kishin 6.5 gramë kokainë. 

Fillimisht S. K., 29 vjeç, dhe E. Gj., 19 vjeçe, të dy banues në Durrës, nuk ju bindën urdhrit të policisë për t’u ndaluar dhe pasi janë larguar, dyshohet S.K i cili po drejtonte mjetin është shkëmbyer me 19-vjeçare, duke i deklaruar uniformave blu se ishte pikërisht kjo e fundit shofere gjatë gjithë kohës. Dy të rinjtë përveç të tjerash, po qarkullonin përtej orës policore.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se asnjëri prej tyre nuk posedonte patentë drejtimi. 

Policia ka sekuestruar 6.5 gramë kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndës narkotike. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?