Veliaj do t’i propozojë Këshillit Bashkiak emërtimin 'Klodjan Rasha' të rrugës pranë shtëpisë: Ishte kërkesë e babait

15 Dhjetor 2020, 13:28| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 17:16

  • Share

TIRANË- Rruga pranë shtëpisë së 25-vjeçarit, Klodjan Rasha, do të mbajë emrin e tij.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi sot, gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në Kashar, një detaj nga vizita që pati në familjen e të riut, gjatë së cilës babai i Klodianit, Qazimi, i ka kërkuar që emri i rrugës pranë shtëpisë të mbajë emrin e djalit të tij.

Veliaj u shpreh se dëshira e të atit do t’i shkojë për propozim Këshillit Bashkiak të Tiranës javën e ardhshme. 

Ngjarja tragjike ndodhi herët në mëngjesin e datës 8 dhjetor në rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj. Kjo ngjarje e rëndë pasoi me reagime të shumta por edhe protesta, të cilat degjeneruar në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • geno: 17/12/2020 00:01

    Komenti(*)nuk e kuptoj PSE emertimi I nje rruge duhet te jete i ndonje personi me kontribute sociale ose arritje akademike..qe ne fakt mendoj ka lidhje me lokacionin ku vendoset dhe historikn qe mban.

    Përgjigju
  • LORA: 16/12/2020 13:40

    C'a e ke kete more Kryebashkiaku E.Velija? Pse emrat e rrugeve ju i vendosni per merita sociale.dhe kontribute reale apo si kerkese te familjarve?!

    Përgjigju
  • Iris: 16/12/2020 02:12

    Erioni do ishte mire te priste perfundimin e hetimeve dhe gjyqit.Ne se vertet ka kercenuar policin ,rruga nuk mund te mbaje emrin e tij.Do ishte me e pranueshme qe prinderit te mbillnin nje peme aty afer,ose ku te donin dhe t'i vinin poshte nje pllake metalike,ne kujtim te djalit te tyre.S.d.q.ne Shqiperi emrat e rrugeve nganjehere kane qene te perkohshme,sidomos po te shikosh historine e emrave te rrugeve ne Tirane,dhe jane nderuar ndonjera.Sa per kuriozitet,meqe komentuesit me poshte permenden ca emra ne Kamez,po ju them se ketu ku jetoj une ne Worcester, kam gjetur tre rruge me emra qe do t'ju bejne te qeshni:Rr.e Zarfit,Rr e Karkalecit,Rr. Trahan.Mund t'i gjeni google/map.

    Përgjigju
  • Lui: 15/12/2020 13:47

    Kjo eshte e tepert tani. I keni bere emrat e rrugeve si dekoratat e Presidenteve Nishani dhe sidomos ky Likja qe shperndan dekorata si tollona karburanti. Te vendosesh nje emer rruge do te thote qe ti nderon dike qe ka dhene kontribut ne shoqerine shqiptare dhe ne ate boterore. Dhe bashkia duke vendosur emrin ne nje rruge e ben personin te jete shembull per brezat qe vijne. Po per kete te shkretin me cfare motivacioni do e vendosin emrin e rruges?! Apo me motivacionin qe ishte ne vendin e gabuar dhe ne momentin e gabuar?! Sa keq.., sa turp..!!!

    Përgjigju
    • Lui: 15/12/2020 19:42

      Ore Eri dhe Meriton, po pas jo me shume se 10-15 vitesh kur te kalojne brezi i ardhshem tek kjo rruge e do pyesi cili ka qene ky pesoni qe ka emrin ne kete rruge? Apo do i themi eshte dikush qe u vra aksidentalisht nga policia. Edhe ti Eri mos merr Kamzen si shembull sepse eshte qyteti (fshati) me absurd me emrat e rrugeve. Vendosen nje rruge me emrin Donald Trump qe ne fillim sa erdhi ne presidence, nderkohe ai as nuk e dinte ku bie Shqiperia. Ndryshe psh nga Clinton ose Bush i riu psh qe dhane kontribut per ceshtjen shqiptare. Vec nje gje ama di te them: emrat neper rruge duhet te jene te personave qe kane dhene kontribut per njerezimin dhe sidomos per shoqerine e atij komunitetit ku ka sherbyer. Sepse keshtu jepet shembull per brezat e ardhshem qe figurat qe kontribuojne per njerezimin nderohen sadopak me nje emer rruge. Kurse keshtu si e kemi nisur ne, fare mire te gjejme miq ne bashki dhe po e vendos dhe emrin tim ne rrugen qe kam shtepine.

    • Eri: 15/12/2020 17:49

      Dhe djali i visar zhitit ndroji jete ne nje aksident ne autostraden dhe ka emer rruge diku tek qyteti studenti nuk ka asnje gje te keqe.Kalo njehere nga Kamza dhe shiko emrat e rrugeve Milano dhe Coca-Cola.

    • Meriton: 15/12/2020 17:26

      Luli ai iku ne lule te rinis pa asnj lloj arsye fare ..do ishte edhe si ngushellim edhe per familjen ,ne fund te fundit shteti e vrau..eshte gjeja me e paket qe mund te bej bashkia vendosja e emrit e asaj rruge..

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?