'Më kënaqin 4 pikë', Bushi për dy ndeshjet kualifikuese të kuqezinjve U-21: Futbollistët kanë synim Europianin

5 Tetor 2023, 13:24| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 13:59

  • Share

Më 8 tetor kombëtarja U-21 do të nisë grumbullimin për dy ndeshjet e rradhës kualifikuese në Europianin e 2025, në një kohë kur fushata nisi me dy fitore tepër të bukura, që i dhanë kuqezinjve 6 pikë. Tani sfidat e rradhës janë kundër Finlandës më 13 tetor në transfertë dhe kundër Malit të Zi më 18 tetor në shtëpi.

“Mali i Zi është shumë i fortë, po aq sa Finlanda pavarësisht se nuk e kam menduar shumë, pasi ndeshja e parë është kundër Finlandës. Katër pikë janë mirë. Është një objektiv që ne i kemi vendosur vetes dhe mendojmë se mund ti marrim,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21.

Ndryshe nga kualifikueset e së shkuarës, Alban Bushi pretendon se këtë herë kombëtarja Shpresa është me një mentalitet ndryshe.

“Grupi e di shumë mirë, që qëllim kanë të shkojnë në Europian, por e dimë edhe që jemi Shqipëria. E dimë çfarë bagazhi kemi, sa të fortë jemi dhe sesi do luftojmë. Edhe këto i dimë ne. Kjo është diçka e mirë; që është injektuar te grupi se duam të shkojmë në Europian. Një fakt që më gëzon shumë,”-tha Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21.

Për dy sfidat e rradhës janë 4 risi në listën me 24 futbollistë të grumbulluar, ndër të cilët Medon Berisha, i cili më herët ka luajtur për Kosovën U-21, ndërsa bën pjesë e ekipit të dytë të Bayern Munchen.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?