Sfida e këmbeve Brabie

Me këmbën e lakuar dhe në majë të gishtave, sfida e ecjes Barbie ‘bën namin’ në TikTok! Ortopedët paralajmërojnë për lëndime

27 Korrik 2023, 11:48| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 11:50

  • Share

Mijëra gra dhe vajza po i bashkohen sfidës virale në TikTok, e cila përkon me trendin ‘Barbie’. Skena ikonike me këmbën e lakuar të Margot Robbie, teksa shfaqet duke ecur në majë të gishtave sikur të kishte taka është kthyer në trendin më të fundit.

Pasi fitoi betejën e shikueshmërisë masive, filmi ‘Barbie’ është kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit në mbarë botën.

Marketingu për premierën e filmit, përfshiu në vorbullën e saj biznese dhe kompani të shumta të cilat filluan të reklamonin produktet e tyre pink në kuadër të linçimit të filmit më të ri në kinema.

Mirëpo, ajo çfarë po ndodh në TikTok është e përmasave më të mëdha.Video virale të filmit, vajza të veshura me pink të cilat sillen si kukulla Barbie kanë pushtuar rrjetin.

Një trend viral në TikTok ka të bëjë pikërisht me skenën më ikonike me këmbën e lakuar të Margot Robbie, teksa shfaqet duke ecur në majë të gishtave sikur të kishte taka.

Pamja tregon këmbët e aktores 33-vjeçare duke ecur në një pistë rozë të ndezur me taka të larta me xixëllim dhe gëzof, të cilat ajo rrëshqet dhe ecën në gishtat e këmbëve ndërsa takat e saj mbeten në ajër.

Sakaq ecja e Barbie-t është kthyer në sfidë për të gjitha vajzat dhe gratë, ndërsa ortopedët paralajmërojnë se duke realizuar sfidën dikush mund edhe të thyej kyçin.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 27/07/2023 13:53

    Keta jane individe pa personalitete,shkojne mbas turmes e cila perben vetem nje turme pa identitet,dhe eshte per te ardhur keq qe imitojne te tjeret sikur skane as edhe nje gje te vlefshme nga vehtja. Esht semundje identiteti kur imiton jete, apo figuren e dikujt qe as nuk ke pire nje uje me te bashke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?