Plumb Hysa

Kronikë

'Më ke zënë pamjen e TV' , shqiptari godet me thikë tifozin britanik, dënohet më 9 vite burg

11 Shtator 2021, 19:07| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 19:10

  • Share

Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Plumb Hysa, është dënuar më 9 vite burg pasi ka goditur tre herë me thikë një tifoz britanik, në një prej ndeshjeve të Anglisë në Euro 2020.

Sipas mediave ngjarja ka ndodhur kur tifozi britanik po shikonte çerekfinalen e Euro 2020 kundër Ukrainës, ndërkohë që shqiptari i kishte zënë pamjen e televizorit gjatë kohës që po luhej ndeshja.

Kjo gjë ka acaruar tifozët dhe 59-vjeçari i ka kërkar Plumb Hysës që të largohet, pasi i kishte zënë pamjen e televizorit gjatë ndeshjes.

Fillimisht Hysa pranoi të largohej dhe çdo gjë dukej normale. Por shqiptari siç duket ishte acaruar nga kërkesa e tifozit britanik dhe mori një thikë të cilën e kishte fshehur në pantallona dhe pasi e hasi në tualet e goditi te herë me thikë.

Pas ngjarjes, 59-vjeçarit iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi thika i shpoi zorrën, duke i shkaktuar gjakderdhje të brendshme, ndërsa njëra plagë ishte pranë zemrës.

Hysa, nga Bootle, Merseyside, u deklarua fajtor për plagosjen me qëllim për të shkaktuar dëmtime të rënda trupore dhe posedim të një arme të ftohtë. Ai u burgos për nëntë vjet në Chester Crown Court të enjten.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?