Luana Vjollca dhe Noizy

Noizy ‘shpërthen’ ndaj Luana Vjollcës: Kërkon të prodhosh sherr përmes emisionit për famë në TikTok! Hiqe foton time

19 Dhjetor 2022, 08:17| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 08:23

  • Share

Emisioni i ri i moderatores Luana Vjollca duket se nuk është mirëpritur nga të gjithë. E ky nuk është një sondazh i opinionit publik, por përshtypje mes kolegësh VIP. I pari që ja ka thënë Luanës “troç” ka qenë reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy.

Duke e cilësuar si, njeri që i interesojnë klikimet përmes TikTok-ut, Noizy e ka “kryqëzuar” publikisht Luanën përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram.

Reagimi i Noizyt vjen fill pasi në sfidën ‘PaintBall’ ku të ftuar ishin Mato Lale dhe Marini, reperët nuk u kursyen aspak të fyenin dhe të lëshonin komente negative për të gjatë emisionit të Luanës.

E si rrjedhojë, Noizy i ka bërë një kërkesë Luanës, madje duke e nisur edhe me ofezë, duke i kërkuar që t’i heqë foton nga programi i saj.

Më tej, ai shkroi se emisioni i Luanës kërkon të prodhojë sherre mes reperëve si dhe në fund shtoi se nuk është në garë me më të vegjlit.

“O @luanavjollca me fal per shprehjen po me keni ça trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen tu m’vra ket mund ta thoja dhe privat po ajd mo..

Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se Cfar ndodh me rrepistat me Vone ste plas bytha ty, a rrifen a vriten a shahen, ty te intereson emisioni me ber fam në tiktok, Hiqe foton time nga aty se sjam ngara me klysha.”- shkroi Noizy.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kura: 19/12/2022 22:28

    Ku ka mberrit shoqeria, zoti na rujte. Besoj, kur Rama flet per jashtqitje kombi e ka fjalen pikerisht per kesi surretesh, perfshire te vetin.

    Përgjigju
    • Artan: 20/12/2022 05:04

      Sigurisht pa harruar edhe tendin.

  • Erik: 19/12/2022 09:54

    Nje nga reagimet më te mira qe ka bere ndonjehere Noizy.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?